Lajme nga Bota

Shefi i Pentagonit: Mbi 25 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite

Shefi i Pentagonit: Mbi 25 mijë gra dhe fëmijë janë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha të enjten se më shumë se 25,000 gra dhe fëmijë ishin vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori, duke shtuar se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Austin u pyet se sa gra dhe fëmijë palestinezë ishin vrarë nga Izraeli dhe Austin u përgjigj: “Është mbi 25,000”.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës më 7 tetor mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit.