Lajme nga Bota

Shënohet rasti i parë në botë: Pacientja nga Holanda riinfektohet dhe ndërron jetë

Shënohet rasti i parë në botë: Pacientja nga Holanda

Një e moshuar në Holandë është bërë personi i parë në botë që humb jetën nga koronavirusi, e infektuar për herë të dytë. Pacientja 89 vjeçare ndërroi jetë tre javë pasi u riinfektua. Mediat holandeze tregojnë se ajo ndërkohë po bënte kimioterapi për shkak të një sëmundje të rrallë të kancerit.

Në fillim të vitit ajo u shtrua në spital pasi u infektua nga koronavirusi. Por pas 5 ditësh, ajo doli nga spitali në gjendje të mirë ku kishte përfunduar dhe disa nga seancat e kimioterapisë. Dy muaj më vonë, ajo përjetoi temperaturë të lartë dhe kollë, dhe pas testit të virusit rezultoi sërish pozitive.

Shënohet rasti i parë në botë: Pacientja nga Holanda

Në ditën e tetë, gjendja e psaj u përkeqësua. Ajo vdiq dy javë më vonë, kanë treguar mjekët e spitalit.

Pasi analizuan mostrat e testit të marra nga pacientja, shkencëtarët thonë se përbërja gjenetike e secilit virus që ajo kishte marrë ishte e ndryshme, duke i çuar ata në përfundimin se ajo ishte riinfektuar dhe gjendja e rënduar nga Covid-19 i mori jetën. 

Ndërkaq, në Amerikë u shënua një tjetër rast riinfektimi. 25 vjeçari i riinfektuar ndodhet në spital ku po trajtohet me oksigjen. /The Mirror/