Lajme nga Bota

Shfaqja e Elon Musk në ceremoninë e Trump dhe dora e djathtë në zemër që mori vëmendjen e rrjetit

Shfaqja e Elon Musk në ceremoninë e Trump dhe dora e djathtë

Elon Musk, si mbështetësi më i madh i Trump dhe si bashkëpunëtor në qeverisjen e këtij mandati, ishte në vijën e parë në ceremoninë e betimit të Trump. Njeriu më i pasur i botës, Musk, mbajti edhe fjalën e tij dhe gjesti me dorën fort mbi zemër, me pathos, drejtuar pastaj të pranishmëve, mori vëmendjen e rrjetit.


“Faleminderit të gjithëve që e bëtë të mundur këtë”, tha Musk teksa prekte zemrën dhe shpërndante dashuri tek të pranishmit dhe çdo votues që ndoqi ceremoninë.

Por gjesti i Musk ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke u krahasuar me një përshëndetje naziste, e njohur si “Sieg Heil”.

Për këtë incident, Musk ka reaguar në X (platformën e tij të mediave sociale), duke i quajtur akuzat si “mashtrime” dhe duke shtuar se ata që e krahasuan gjestin me një përshëndetje naziste po përdornin një “taktikë të vjetër” për ta sulmuar.