Shifra alarmante të infektimeve të reja me COVID në Francë! 332 të vdekur në 24 orë

Një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron shpalli rikthimin e vendit të tij në një “lockdown” të plotë, Franca ka përjetuar 24-orëshin më të errët të infektimeve dhe vdekjeve në më shumë se gjashtë muaj.
Vetëm ditën e sotme janë shtruar në spital për shkak të infektimit nga koronavirusi, 5254 qytetarë francezë, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se 46.677 raste të reja pozitive u regjistruan në këto 24 orë. Shifra më alarmante është ajo e vdekjeve, ku janë regjistruar 332 vdekje në 24 orët e fundit, një shifër kjo që nuk regjistrohej që prej vitit .
Shifrat alarmante të ditës së sotme duket që i kanë dhënë të drejtë Macron që u shpreh se në rast se nuk ka rikthim në një lockdown, pasojat mund të jenë katastrofike.
Tiranapost.al