Lajme nga Bota

Shih këmbët dhe gjuhën! Studiuesit spanjollë zbulojnë simtpomat e hershme të Covidit

Shih këmbët dhe gjuhën! Studiuesit spanjollë zbulojnë

Ndryshimet në gjuhë ose në shputat e këmbëve mund të jenë treguesit e hershëm të infeksionit të koronavirusit. Këtë kanë zbuluar studiuesit spanjollë. Përmes një studimi të fundit, mes 666 pacientëve me Covid, gjatë valës së parë të pandemisë ata kanë vënë re ndryshime në gjuhë tek një në katër pacientë. Ndërsa 1 në dhjetë kanë pasur shenja të pazakonta në pëllëmbët e duarve ose në shputat e këmbëve.

Shih këmbët dhe gjuhën! Studiuesit spanjollë zbulojnë

Studimi është kryer në muajin prill nga profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Spitali La Paz i Madridit.

Disa pacientë raportuan ënjtje të gjuhës dhe shfaqjen e disa njolla, që në shumë raste shoqërohet edhe me humbjen e shijes.

Simptoma tjetër është ndjesia e djegies dhe skuqja në pëllëmbët e duarve, apo në shputat e këmbëve, në disa raste shfaqen edhe njolla.  

Studiuesit thonë se zbulimet e fundit mund të ndihmojnë në ekzaminimin dhe identifikimin e mundshëm të koronavirusit në trup në kohën e duhur, kur i prekuri nuk shfaq simptoma të hershme të tjera. 

*The Local/Tiranapost.al.