Lajme nga Bota

Shiu përmbyt Greqinë, mbyllen shkollat në rajonin Atika

Shiu përmbyt Greqinë, mbyllen shkollat në rajonin Atika

Reshje të dendura kanë përfshirë Greqinë. Në Poseidonos, një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej nën ujë ditën e djeshme.
Në një foto duken pasagjerët të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, duke u munduar të evakuohen nga uji që arrin deri në nivelin e gjurit.

Departamenti i zjarrëfsikësve iu bënë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Gjendja duket kritike edhe në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi dhe janë mbyllur shkollat.

Në zona të tjera si Kifissos dhe Paraliaki është ndaluar qarkullimi i automjeteve, ndërsa pati ndërprerjë të energjisë elektrike në zona të tjera si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti.