Lajme nga Bota

Mashtrimi me Start up-in e gjakut, miliarderja më e re grua në botë rrezikon burgun

Mashtrimi me Start up-in e gjakut, miliarderja më e re grua në

Themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes u akuzua penalisht në qershor 2018-ës për mashtrim me Start up-et e gjakut dhe ndjekja penale ndaj saj vijon dhe rrezikon edhe të burgoset.

Teknologjia revolucionare që ajo ngriti rezultoi e papërmbajtshme, një makinë që mund të ekzekutonte një sërë testesh me një sasi të vogël gjaku, duke larguar shishjet e frikshme, joefikase dhe të kushtueshme intravenoze.

Investimet nga fondet më të spikatura e bërë Holmes miliarderen më të re grua në botë.

Por historia ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Një investigim i Wall Street Journal i vitit 2015 zbuloi pasiguri në lidhje me saktësinë dhe qëndrueshmërinë e testeve të gjakut të Theranos. Kompania e vlerësuar deri në 9 miliardë dollarë u rrethua nga paditë e investitorëve dhe hetimet e qeverisë.

Paditë shkuan më tej në korrik të atij viti pasi inspektorët federalë zbuluan se laboratorët rrezikonin shëndetin e pacientëve. Ka dyshime se në kompani ka punuar personel i pakualifikuar, por ajo që është më e keqja, testi premtues i gjakut në fakt është thjesht një flluskë në ajër.

Holmes ngriti një padi civile ndaj Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë në Mars 2018-ës, ndërsa ish-Presidenti i Theranos, Ramesh "Sunny" Balwani, njëkohësisht i dashuri Holmes, vazhdon të luftojë agjensinë.

Holmes dhe Balwani do të përballen me juri të ndara, kur çështjet e tyre penale të shkojnë në gjyq.

Gjyqi i Holmes është shtyrë tre herë për shkak të pandemisë koronavirusit dhe tashmë është vendosur të nisë në korrik.

Holmes mund të përballet me burg nëse dënohet, megjithëse dënimi i saj ka të ngjarë të jetë i vogël.

4.5 miliardë dollarë ishte pasuria neto e Holmes e vlerësuar në 2015-ën bazuar në vlerësimin e Theranos prej 9 miliardë dollarësh.

Në Silicon Valley, ku sipërmarrësit janë të prirur për deklarata aspiruese se si teknologjia mund të përmirësojë jetën, ka pak arsye për të mos ekzagjeruar ose gënjyer për të mbledhur para nëse nuk ka pasoja serioze. Ky është mesazhi që po dërgojnë prokurorët ndërkohë që kërkojnë të fusin në burg Holmes dhe Balwani. Provat në këtë rast tregojnë se ata bënin premtime të guximshme në lidhje me makinerinë e tyre të testimit të gjakut që përgënjeshtronte realitetin.

Artikulli i marrë nga Bloomberg, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.