Lajme nga Bota

Shkencëtarët amerikanë:Virusi jashtë kontrollit, duhet një Shutdown nga e para!

Shkencëtarët amerikanë:Virusi jashtë kontrollit, duhet

Rastet më të infektuar në Amerikë kanë kapur shifrën e 4 milionë. Spitalet po mbingarkohen me të shtruar dhe mjekët po thonë se virusi ka dalë jashtë kontrollit. Për këtë arsye ekspertët dhe shkencëtarët u kanë bërë thirrje politike liderëve të bëjnë shotdown të menjëhershëm dhe të niset nga e para me masat e bllokimit për të kontrolluar pandeminë.

Deri më tani Amerika ka një bilanc: 4,038,748 raste coronavirus dhe 144,304 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Më shumë se 150 ekspertë të njohur amerikanë, shkencëtarë, mjekë dhe infermierë  kanë shkruar një letër për qeverinë ku paralajmërojnë:

‘Sipas situatës, parashikojmë të humbim 200 mijë jetë deri më 1 nëntor.  Pavarësisht kësaj situate, në shumë shtetet njerëzit vazhdojnë  akoma të shkojnë në kafene, të presin flokët në parukeri, të hanë brenda një restoranti, të bëjnë tatuazh, masazh dhe shumë aktivitete të tjera që në normalitet do të ishin normale. Por ne nuk jemi’!