Lajme nga Bota

Shkencëtarët britanikë zbulojnë një variant të ri të virusit, në kërkim pacienti zero

Shkencëtarët britanikë zbulojnë një variant të ri

Shkencëtarët britanikë kanë identifikuar 16 raste të një rasti tjetër të ri të koronavirusit. Shëndeti Publik Britanik e ka specifikuar se ky variant është në studim e sipër dhe është listuar në variantin (VUI). Sipas mediave britanike ky mutacion ka të përbashkëta me dy variantet e virusit, të Afrikës së Jugut dhe të Brazilit.

Kjo sipas shkencëtarëve të cilit i referohen mutaconit (E484K) mund të ndihmojë virusin të shmangë imunitetin nga vaksinimi ose imunitetin natyral.

Rastet u identifikuan për herë të parë më 15 shkurt nga sistemi i mbikëqyrjes së varianteve në Britani. Ekspertët dyshojnë se ky mutacion e ka origjinën po në Britani.

Të 16 individët që kanë rezultuar pozitivë dhe kontaktet e tyre, janë gjurmuar dhe janë këshilluar të qëndrojnë nën izolim.

Ekspertët dyshojnë se rastet janë përhapur gjeografikisht në gjithë vendin, duke bërë thirrje që testimet të fokusohen më shumë tek zonat me përhapje më të madhe të virusit.

Britania e Madhe deri më tani ka listuar 8 variante të ndara në ato të konfirmuara dhe ato që po studiohen, përkatësisht në 4 VUI dhe 4 VOC.

Kohët e fundit, ekspertët janë përpjekur të gjejnë një person në Angli i cili është infektuar me VOC Brazil dhe thuhet të jetë i pari i infektuar me variantin e ri.

Kërkimi është fokusuar në 379 familje në Anglinë jug-lindore. Personi i infektuar me variantin nuk është gjurmuar pasi ka përdorur një test shtëpie, por nuk plotësur detajet me të dhënat dhe kontaktin.

Nuk është e papritur që variantet po shfaqen ose virusi do të vazhdojë të ndryshojë. Të gjithë viruset mutohen ndërsa bëjnë kopje të reja për t’u përhapur. Por disa ndryshime mund të ndikojnë në funksionimin e vaksinave aktuale.

Shkencëtarët po shikojnë vaksinat e koronavirusit për të ecur në hapat me variantet e reja.

*Tiranapost.al.