Lajme nga Bota

Shkencëtarët e Koresë së Jugut tregojnë zbulimin për asimptomatikët

Shkencëtarët e Koresë së Jugut tregojnë zbulimin

Njerëzit e infektuar por asimptomatikë bartin po aq grimca të koronavirusit se ata me simptoma. Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Koresë së Jugut, të cilët thonë se kjo ishte dhe baza e suksesit që ishin në gjendje të identifikojnë dhe izolojnë edhe rastet asimptomatike përmes testimit në masë që nga fillimi i muajit mars.

Ekspertët tanimë ndajnë shqetësimin se janë asimtpomatikët të cilët e përhapin koronavirusin duke mos ditur se janë infektuar dhe për sa kohë që nuk testohen.

Ata që dolën pozitivë në testin e virusit u monitoruan në një qendër, duke i lënë shkencëatrët të zbulojnë se sa grimca kishin në zgavrat e hundës dhe në fyt. Atyre iu bënë teste rregullisht deri kur dolën negativë. Rezultatet e 1886 personave të testuar treguan se njerëzit pa simptoma në kohën e testit kishin në fakt të njëjtën sasi materiali viral në hundë dhe në fyt, njëjtë me ata me simptoma.

Studimi gjithashtu tregoi se virusi mund të zbulohet tek asimptomatikët për periudhë të konsiderueshme kohore, megjithëse duket se ata pastrohen nga virusi shumë më shpejt se sa ata me simptoma. Koha mesatare nga diagnostikimi deri në marrjen e një rezultati negativ ishte 17 ditë për pacientët asimptomatikë dhe 19.5 ditë tek pacientët simptomatikë.

Studimi nuk përfshiu njerëz me simptoma shumë të rënda të sëmundjes.

Shumica e testimeve të koronavirusit në gjithë botën përqendrohen te njerëzit me simptoma, kështu që ka pak të dhëna për rastet asimptomatike.