Lajme nga Bota

Shkencëtarët e Zvicrës zbulojnë misterin e koronavirusit? Kjo është sëmundja e vërtetë që shkakton

Shkencëtarët e Zvicrës zbulojnë misterin e koronavirusit?

Virusi që shkakton Covid-19 njihet kështu për shkak të goditjes që i jep sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive.

Por teksa mjekët vijojnë të raportojnë nivele të larta tek pacientët e infektuar, të mpiksjes se gjakut, goditjes në tru, dhe probleme në zemër, shkencëtarët po merren me misterin se në fakt infeksioni i koronavirusit është më shumë sesa një sëmundje e sistemit të frymëmarrjes, por që ka ngecur në të vërtetën e madhe.

Studimi i shkencëtarëve të Zvicrës ka zbuluar se koronavirusi është një sëmundje që dëmton enët e gjakut që njihet ndryshe si endoteli.

Është zbuluar se virusi sulmon qelizat e enëve të gjakut dhe për këtë shkak pacientëve u mpikset gjaku dhe shkaktojnë dështimin e organeve.  Pra shumë pacientë me koronavirus nuk vdesin nga dështimi i mushkërive por nga mpiksja e gjakut.

Në SHBA, disa mjekë raportojnë se 40 përqind e pacientëve të tyre me koronavirus po vuajnë nga mpiksja e gjakut. Por edhe ilaçet që hollojnë gjakun e ndërlikojnë më shumë gjendjen shëndetësore të pacientëve. Ky ka qenë dhe problemi më i madh për mjekët dhe studiuesit pasi ky fenomen nuk është hasur tek koronaviruset e tjerë, që shkaktojnë ftohje të zakonshme, ose si virusi SARS e ai i H1N1.