Lajme nga Bota

Shkencëtarët parashikojnë një tjetër shpërthim të Covid, Britania e Madhe drejt mbylljes

Shkencëtarët parashikojnë një tjetër shpërthim

Një bllokim i dytë si pasojë e Covid do të ishte një "katastrofë" ekonomike për Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë Boris Johnson. Qeveria Britanike ka nisur kufizimet në të gjithë vendin pasi rritja e infeksioneve është bërë shqetësim për një valë të dytë të Covid.

Parashikohet që qeveria të marrë një vendim, për izolim të pjesshëm. Nuk ka ende një plan për të mbyllur shkollat, por planifikohet mbyllja e disa bizneseve dhe kufizimi i orareve për restorantet dhe baret. Shkencëtarët në Britani, kanë parashikuar një tjetër shpërthim të virusit. 

Tashmë në Britaninë e Madhe është e paligjshme të bëhesh grup më shumë se gjashtë persona. Kryeministri ka vendosur një masë bllokimi mbarëkombëtare që pasi kufizimet filluan të lehtësoheshin në maj.

Burime nga qeveria  deklarojnë se nëse numri i rasteve do të rritet Britania e Madhë do të kërkojë masa të tjera bllokimi shkruan “The Telegraph”.

Ndërkohë kryeministri Johnson pranoi se me kalimin e kohës rregullat "po bëhen mjaft të komplikuara dhe konfuze".