Lajme nga Bota

Shkencëtarët rusë: Virusin e vret uji!

Shkencëtarët rusë: Virusin e vret uji!

Një studim i shkencëtarëve rusë tregon se uji mund të shkatërrojë virusin brenda 72 orësh. Sipas shkencëtarëve, rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit. 90% e grimcave të virusit vdesin në ujë me temperaturën e ambientit në 24 orë dhe 99.9% brenda 72 orësh.

Studimi u bë nga shkencëtarët e Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë, VECTOR.

Shkencëtarët thonë se uji në temperatura vlimi e vret plotësisht virusin. Ndërsa në ujë më të ftohtë mund të jetojë në kushte të caktuara por nuk mundet të shumohet, dhe kjo vlen edhe për ujin e pishinave dhe detit.

Në materialet çelik, inoks, qelq, sipërfaqe qeramike virusi qëndron deri në 48 orë, thonë ekspertët të cilët zbuluan gjithashtu se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektiv kundër tij.

Alkoolet etilike dhe izopropilet me përqendrim 30% mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minutë, duke kundërshtuar kështu studimet e mëparshme.

Dezinfektuesit me klor kanë të njëjtën efektivitet, duke pastruar plotësisht një sipërfaqe me virus brenda 30 sekondave.