Lajme nga Bota

Shkencëtarët të shqetësuar për imunitetin: Edhe ata që shërohen nga virusi të zbatojnë rregullat

Shkencëtarët të shqetësuar për imunitetin: Edhe ata

Një 25 vjeçar nga SHBA-të është infektuar dy herë me koronavirus, dhe rasti i dytë e sëmuri më shumë se në infektimin e parë. Ai pati nevojë për trajtim spitalor dhe pajisjen e oksigjenit, por kjo ka shkaktuar shqetësim mes shkencëtarëve. Ata e pranojnë se riinektimet deri më tani janë ta rralla, por pyetja që shtrohet tani është se sa imunitet mund të ndërtojmë ndaj virusit?

25 vjeçari nga Nevada nuk pati probleme të tjera shëndetësore që ta bënin atë të sëmurej rëndë nga virusi dhe ndryshe nga hera e parë: 

Historiku i simptomave të tij:

25 Mars - Vala e parë e simptomave, duke përfshirë dhimbje të fytit, kollë, dhimbje koke, të përziera dhe diarre.

18 Prill - Ai rezulton pozitiv për herë të parë.

27 Prill - Simptomat fillestare qetësohen plotësisht.

9 dhe 26 maj - Ai del negative në test.

28 maj - Ai përjeton përsëri simptoma, këtë herë duke përfshirë temperaturë, dhimbje koke, marrje mendsh, kollë, të përziera dhe diarre

5 qershor - Ai rrezulton pozitiv në test për herë të dytë, me nivel të ulët oksigjeni në gjak.

Shkencëtarët thonë se pacienti është infektuar dy herë por dyshohet se virusi që i ka hyrë herën e parë ka qëndruar në gjendje të fjetur dhe më pas është aktivizuar, por kjo ve në dyshim edhe testin. 

Një krahasim i kodeve gjenetike të virusit i marrë gjatë çdo periudhe simptomash tregoi se ato ishin shumë të dallueshme që të shkaktonin të njëjtin infeksion.

Doktor Mark Pandori nga Universiteti i Nevada tregon për rastin: Gjetjet tona sinjalizojnë se një infeksion i mëparshëm nuk mund të të mbrojë domosdoshmërisht nga një riinfeksion në të ardhmen. Mundësia e riinfektimit mund të ketë implikime të rëndësishme mbi atë se çfarë kemi kuptuar ne për imunitetin nga Covid.

Doktori thotë se edhe ata që shërohen, duhet të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet, të mbajnë distancim, maskë në fytyrë dhe të lajnë shpesh duart.

Shkencëtarët janë të shqetësuar pasi akoma nuk kanë dalë në një përfundim për koronavirusin dhe imunitetin. A

bëhen të gjithë imunë? Edhe njerëzit me simptoma të lehta? Sa zgjat imuniteti?

Këto janë pyetje të rëndësishme për të kuptuar se si virusi do të na ndikojë në nivel afatgjatë, po ashtu efektivitetin e vaksinave dhe nëse do mund të arrihet imuniteti i masës. Deri më tani, riinfektimi duket të jetë i rrallë - ka pasur vetëm disa raste nga më shumë se 37 milion raste të konfirmuara.

Por shkencëtarët thonë se është ende herët për të arritur në kunkluzione. Shumë vende po përballen me valën e dytë të virusit, ndërsa shkencëtarët po përballen ende me të panjohura./BBC/