Lajme nga Bota

Shkencëtari britanik: Askush nuk e dinte se sa shpejt po e përhapnin virusin asimptomatikët

Shkencëtari britanik: Askush nuk e dinte se sa shpejt po e përhapnin

Nuk dihet se kur ekzaktësisht, por shkencëtari britanik thotë se të infektuarit asimptomatikë e përhapën virusin me herët seç mendohet dhe kjo bëri që bota të përballej me këtë pandemi të këtij niveli.

Në një instervistë, shkencëtari Shattock në Imperial College London u pyet për deklaratën e kryeministrit britanik Boris Johnson i cili pranoi se qeveria e tij duhet të kishte bërë më shumë, por ‘virusi nuk u kuptua mirë në javët e para, as roli i përhapësve të sëmundjes, asimptomatikët’.

Shkencëtari u përgjigj: 'Virusi u përhap shumë më herët nga asimptomatikët por e vërteta është se askush nuk e dinte. Nuk dihej as se sa problem i madh e serioz paraqitej në atë fazë'.

Për BBC ai shtoi se gjithsesi natyra përhapëse e shpejtë e pandemisë tregoi se vendimet duhet të merreshin më shpejt.