Lajme nga Bota

Shkencëtari britanik jep një ide si të festoni Krishtlindjet me familjarët apo miqtë, pa rrezikuar nga virusi

Shkencëtari britanik jep një ide si të festoni Krishtlindjet me

Një shkencëtar sugjeron që darkat tradicionale të Krishtlindjeve ku njerëzit grumbullohen në tavolinën e shtëpisë të hiqen. Dhe në vend të kësaj të bëhet ndonjë piknik në park për të ndaluar koronavirusin.

Doktor Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën tha se ky vit do jetë me Krishtlindje ndryshe, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë festë dhe argëtim!

Duke folur në një konferencë për shtyp sot ai tha se mbledhjet e mëdha duhet të shmangen dhe se nëse njerëzit duan të shohin familjen gjatë Krishtlindjeve ata duhet të takohen në park. ‘Përgatitni sezonin festiv me ata që janë afër jush’, tha ai.

Shkencëtari britanik jep një ide si të festoni Krishtlindjet me

Shkencëtari britanik jep një ide si të festoni Krishtlindjet me

Nëse është një mbledhje e madhe e njerëzve, ai thotë se mund ta shtyni derisa të ketë siguri.

‘Pavarësisht nga të ftohtit, nëse lejojnë kufizimet lokale, mblidhuni jashtë me të dashurit për pikniqe në park.’

Shumë shpresojnë se do të jenë në gjendje të kalojnë kohë me të dashurit e tyre brenda shtëpive kur të afrohet periudha festive.

Qeveria britanike po sheh mundësinë për të relaksuar masat gjatë Krishtlindjeve, por shkencëtarët kanë frikë se kjo mund të shkaktojë një tjetër valë me infeksione.

*Metro/ Tiranapost.al.