Lajme nga Bota

Shkencëtari britanik paralajmëron para Krishtlindjeve: Gabimi i një vendimi politik që mund të çojë në fatalitet

Shkencëtari britanik paralajmëron para Krishtlindjeve: Gabimi i

Kush nuk i do Krishtlindjet që ti festojë me familjen, me të afërmit dhe me miqtë? Por në mes të një pandemie, a duhet të festojmë vetëm me anëtarët e familjes? A rrezikojmë nëse mblidhemi?

Një ish shkencëtar i qeverisë britanike ka paralajmëruar se mund të vdesin shumë njerëz nëse për Krishtlindje do të ketë bashkim të familjeve për të festuar në një ambient të përbashkët.

Epidemiologu Neil Ferguson, i cili mbështeti izolimin gjatë shpërthimit të pandemisë, tha se nëse lehtësohen apo jo masat e koronavirusit në sezonin festiv, do të jetë një çështje e gjykimit politik, por ky vendim për festë si më parë do të sillte një rrezik:

Shkencëtari britanik paralajmëron para Krishtlindjeve: Gabimi i

‘Rrezikon transmetim të virusit dhe do të ketë pasoja të kësaj. Njerëzit do të vdesin për shkak të infektimit atë ditë 'festive'. Pra, ky është me të vërtetë një gjykim politik në lidhje me koston përkundrejt përfitimeve. '

Profesor Ferguson thotë se plani i qeverisë për tu mbyllur tani që të ketë festë për Krishtlindje mund të jetë i nxituar, dhe se NHS rrezikon të mbingarkohet, më rritjen e infeksioneve të cilat nga dita në ditë kanë një ritëm shqetësues. ‘Tani jemi në një kohë kritike’, thotë ai.

Profesor Ferguson paralajmëroi gjithashtu se të moshuarit që po bëjnë tani studimet duhet të mbahen jashtë ambienteve të shkollave.