Lajme nga Bota

Shkencëtari britanik tregon kur mund të jetë gati vaksina: Por virusi mund të qëndrojë gjithmonë

Shkencëtari britanik tregon kur mund të jetë gati vaksina: Por

Ka mundësi që vaksina e koronavirusit të jetë në dispozicion në fund të dimrit, por bota duhet të përgatitet për një Covid që do zgjasë! Këtë thotë një prej shkencëtarëve të SAGE, John Edmunds i cili është pjesë e grupit të këshillimit shkencor të qeverisë britanike. Në këndvështrimin e tij ka shumë pak mundësi që koronavirusi të zhduket plotësisht, por do të ishte vaksina ajo që do të kontrollonte përhapjen e pandemisë.

Shkencëtari britanik tregon kur mund të jetë gati vaksina: Por

Ndërs Patric Vallance, këshilltari kryesor shkencor në Britani, thotë se dozat e para të vaksinës do të jenë në dispozicion para vitit 2021, por pranon se do jenë grupet e riskut të cilët e do e bëjnë të parët.

'Ne do të duhet të jetojmë me këtë virus përgjithnjë. Ka shumë pak mundësi që ajo të zhduket. Unë mendoj se ka kaq shumë investime në vaksina të llojeve shumë të ndryshme që janë duke u zhvilluar. Është pothuajse e sigurt që do të kemi vaksina që na ndihmojnë të menaxhojmë këtë pandemi në të ardhmen’.

Deri më tani ka shpresa për Vaksinën e Oksfordit, por edhe kjo është në fazën e fundit të testimit, dhe nëse rezulton me sukses, do duhet të miratohet nga enti regullator.