Lajme nga Bota

Shkencëtarja britanike: Mos shkelni rregullat se bëtë vaksinën. Pse është kundër pasaportës së imunitetit?

Shkencëtarja britanike: Mos shkelni rregullat se bëtë

Të vaksinuarit anti-Covid duhet të vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe të mos shkelin rregullat. Ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët britanikë të cilët kanë njoftuar dhe qeverinë, për mundësinë që miliona të vaksinuar fillojnë të injorojnë kufizimet pas vaksinimit. Ndërkohë që policia britanike ka treguar për një rritje të gjobave për persona që kanë shkelur rregullat.

Më shumë se 4 milionë britanikë e kanë bërë vaksinën dhe synimi i qeverisë është që të vaksinohen 13.9 milionë deri me datë 15 shkurt, ku pritet ti jepet fund edhe ciklit të kufizimeve.

Ekpertja Janet Lord, kërkoi vigjilencë dhe kujdes. Ajo thotë se vaksina mund të kërkojë javë që të jetë plotësisht e efektshme.

'Unë me siguri do të këshilloja të mos harrohen masat në këtë moment sepse, vaksinat mund të marrin disa javë para se të jenë maksimalisht efektive. Është vërtetë e rëndësishme që njerëzit të qëndrojnë vigjilentë edhe nëse kanë bërë vaksinën'.

Shkencëtarja britanike: Mos shkelni rregullat se bëtë

Ajo gjithashtu paralajmëroi kundër idesë së pasaportës së imunitetit të koronavirusit pasi thekson se nuk dihet shumë për transmetimin e virusit tek ata që e kanë bërë vaksinën.

‘Njerëzit mund të mendojnë se është një pasaportë për lirinë dhe madje edhe ata që nuk janë vaksinuar do të shohin të vaksinuarit që ndryshojnë sjelljet e tyre dhe do të mendojnë: Epo, pse duhet të shqetësohem nëse nuk po shqetësohet tjetër? Mendoj se na duhen më  tepër të dhëna dhe siguri para se të merren të tilla vendime’.

*Tiranapost.al.