Lajme nga Bota

Shkencëtarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi, autori i kishte hequr gishtin për t'i zhbllokuar celularin

Shkencëtarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi, autori i kishte

Një lajm që duket sikur është shkëputur nga filmat horror është shënuar në Rusi, ku një shkencëtare u gjet e vrarë në banesën e saj e zhveshur me gishtin e madh të saj të copëtuar nga vrasësi, i cili besohet ta ketë përdorur për patur akses në telefonin e saj.

Biokimistja Ekaterina Antontseva, 34 vjeçe, mendohet të jetë mbytur, sipas burimeve të mediave vendase.

Shkencëtarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi, autori i kishte
I dyshuari

Një 36-vjeçar Artyom Belenko, i pasionuar pas lojërave me armë, është arrestuar për vrasjen e pedagoges  e cila punonte në Institutin Teknologjik të Shën Petersburgut dhe me kohë të pjesshme si modele.

Gishti i madh i saj i copëtuar u gjet në një prej ambienteve të shtëpisë.

Shkencëtarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi, autori i kishte

Mediat raportojnë se ai e vrau dhe më pas mbylli derën e shtëpisë, por më pas u kthye për t’i prerë gishtin, sipas dyshimeve të policisë.

I dyshuari mendohet se përdori gjurmët e gishtërinjve për të hyrë në celularin e saj, nga i cili dërgoi mesazhe duke thënë se ndihej e sëmurë dhe nuk do të vinte në punë.

Shkencëtarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi, autori i kishte

Ai fshiu mesazhet të shkëmbyera mes tij dhe viktimës dhe hyri në llogarinë e saj bankare.

Një teori është se ai i detyrohej shkencëtares rreth 20,000 paund dhe se kishin debatuar në lidhje me shlyerjen e kësaj shume.

Shkencëtarja ruse gjendet e vrarë në shtëpi, autori i kishte

E reja dyshohet se është vrarë të enjten e kaluar, ndërsa dyert dhe dritaret e mbyllura kanë parandaluar erën e dekompozimit të trupit që të përhapej në pallat. Kufoma u zbulua nga i dashuri i saj, pas kthimit në shtëpi nga një udhëtim pune./ Burimi Daily Mail