Lajme nga Bota

Shkrirja e akullit ngadalëson rrotullimin e planetit dhe zgjat ditën! Çfarë zbuluan studimet e fundit

Shkrirja e akullit ngadalëson rrotullimin e planetit dhe zgjat ditën!

Studimet e reja kanë treguar se shkrirja e akullit polar vështirëson rrotullimin e Tokës.

Prandaj “ka mundësi” që ditët tona të jenë më të gjata.

Shkrirja e shtresave të akullit të Tokës po bëhet më intensive, gjë që pengon pjesërisht lëvizjet natyrore.


Në fizikë, Ligji i Ruajtjes së Momentit tregon se një objekt rrotullohet me të njëjtën shpejtësi derisa diçka e detyron atë të ndryshojë lëvizjen.

Shkrirja e shtresave të akullit të Groenlandës dhe Antarktidës për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu po rishpërndan ujin e ruajtur në gjerësi të lartë në oqeanet e botës, duke çuar në një rritje të niveleve të ujit në detet më afër Ekuatorit.


Për shkak të kësaj, planeti ynë është më i sheshtë, me një rrotullim më të ngadaltë dhe kjo mund të ketë efektin e zgjatjes së ditëve.