Lajme nga Bota

Shkuan me pushime në Kroaci, por të rinjtë italianë kthehen me koronavirus

Shkuan me pushime në Kroaci, por të rinjtë italianë kthehen

Duhej të ishin pushime ideale pas muajsh në izolim, por të rinjtë italianë kanë rrezikuar duke shkuar për pushime në Kroaci dhe duke u infektuar me koronavirus.

Mediat italiane shkruajnë se dhjetëra të rinj, rreth 150 të cilët shkuan në Kroaci me pushime nga data 25 qershor deri më 1 gusht do duhet të qëndrojnë në izolim për shkak se një numër i konisderueshëm i tyre kanë rezultuar të infektuar. Mës tyre janë tre të rinj nga Lodi dhe shtatë nga Brescia të cilët shfaqën simptomat e koronavirusit në kthim, ndërsa dyshohet se shumë të tjerë janë asimptomatikë.

Nisur nga alarmi për situatën, të tjerë grupe të rinjsh kanë anuluar planet e tyre nga frika e infektimit.

Një prej organizatorëve të udhëtimeve verore në Greqi dhe Kroaci thotë se të rinjtë i kanë respektuar të gjitha masat e vendosura si gjatë qëndrimit në Kroaci po ashtu edhe kur janë kthyer.

Shkuan me pushime në Kroaci, por të rinjtë italianë kthehen

Para se të niseshin atyre u është bërë tamponi:

 ‘Të gjithëve iu është kërkuar rezultati negativ para nisjes. U është matur temperatura dhe kanë mbajtur maskë gjatë udhëtimit. Por secili është përgjegjës për shëndetin e tij. Unë nuk mund t’i kontrolloj dhe detyroj pushuesit se çfarë duhet të bëjnë pasi arrijnë në destinacion’, ka thënë organizatori.

Situata në Itali me koronavirusin është kjo:251 mijë të prekur, 202 mijë të shëruar, 35,215.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 412 raste të reja dhe 6 viktima. 

Linku: https://www.ilmessaggero.it/italia/padova_positive_coronavirus_dopo_viaggio_maturita_croazia_pag_isolamento_20_persone-5392158.html