Lajme nga Bota

Shkurti i këtij viti mund të jetë më i nxehti në histori

Shkurti i këtij viti mund të jetë më i nxehti në

Muaji shkurt i këtij viti mund të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori, me lulet që kanë lulëzuar më herët në vende nga Meksika në Japoni, shpatet e maleve në Europë që nuk janë më të mbuluara nga bora dhe temperaturat që kanë shkuar deri në 38 gradë Celsius në Teksas.

Sipas 3 shkencetarëve, temperatura mesatare globale në shkurt 2024 pritet të jetë më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë për këtë muaj për shkak të ndryshimeve klimatike dhe fenomenit El Nino.

Nëse të dhënat konfirmohen, shkurti do të jetë muaji i nëntë radhazi në të cilin është thyer rekordi global i temperaturës së lartë, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA).

NOAA do të publikojë të dhënat e saj përfundimtare për muajin shkurt rreth datës 14 mars.