Lajme nga Bota

Hunter Biden shpallet fajtor për mashtrim, rrezikon deri në 25 vjet burg

Hunter Biden shpallet fajtor për mashtrim, rrezikon deri në 25 vjet

Hunter Biden është shpallur fajtor nga një juri në Delaëare mbi tre akuza penale që rëndonin mbi të, të lidhur me mashtrimin që bëri në formularin e vetëdeklarimit, ku u shpreh se nuk ishte përdorues i drogërave në momentin e blerjes së një arme. Është hera e parë që djali i një presidenti në detyrë shpallet fajtor.

Dënimi maksimal që mund të marrë është 25 vite por për këtë vendim duhet pritur fjala e fundit nga gjyqtarja e çështjes. Konkretisht, akuzat kishin të bënin me blerjen e një arme në një dyqan armësh në Delaware në tetor 2018.

Gjatë asaj kohe ai ishte i varur nga alkooli dhe kokaina, një fakt që ia kishte fshehur autoriteteve.