Shpërndahet me gaz lotësjellës turma në Belgjikë: Si nisi me ftesa në Facebook koncerti i rremë i 1 Prillit

E Premte 2 Prill 2021, 13:47
TiranaPost
Polica në Belgjikë përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën me njerëz që ishin mbledhur për një koncert për 1- Prillin, ditën e gënjeshtrave. E gjitha nisi si një shaka në rrjetet sociale, ku njoftohej se do të kishte një koncert të madh të lejuar.
U grumbulluan rreth 2000 njerëz në parkun Bois de la Cambre të Brukselit, në kundërshtim me masat në fuqi anti-koronavirusit.
Katër persona janë arrestuar për kundërshtim të urdhrit të policisë, ndërsa tre prej policëve janë plagosur nga përplasja me të pranishmit.
Njoftimi për koncertin u postua në Facebook në muajin Mars, me premtimin se do ishte i ftuar një DJ i famshëm.
*Tiranapost.al.