Lajme nga Bota

Shpërthen depoja e municioneve në Berlin, merr flakë pylli pranë

Shpërthen depoja e municioneve në Berlin, merr flakë pylli

Depoja e municioneve policore ka shpërthyer në Berlin. Flakët e zjarrit janë përhapur në një pyll që ndodhet aty pranë, në një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë.

“Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 15,000 metrash katrorë, fillimisht në një objekt të depozitimit dhe asgjësimit të municioneve dhe eksplozivëve të policisë dhe më pas në pyllin përreth”, deklarojnë autoritetet gjermane.

Shpërthen depoja e municioneve në Berlin, merr flakë pylli

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura.