Lajme nga Bota

Shpërthime të njëpasnjëshme në fabrikën e armëve në Beograd, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Shpërthime të njëpasnjëshme në fabrikën e

Një sërë shpërthimesh kanë tronditur një fabrikë municionesh në periferi të Beogradit, në bashkinë Leštane, ku të paktën dy persona janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur.

Mediat serbe raportojnë se nga vendngjarja kan dalë re të mëdha tymi të bardhë, dhe një sërë shpërthimesh më të vogla kanë ndodhur pas shpërthimit fillestar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (13:00 GMT) të martën. Autoritetet i kanë thënë mediave lokale se ekziston një rrezik real për shpërthime të tjera.

Sipas mediave lokale, shpërthimet ndodhën në një fabrikë raketash, kur karburanti i tyre mori flakë. Raportohet se kishte rreth 100 punëtorë në turn në objekt në momentin e shpërthimit. Dy persona janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, njoftoi TV Prva.

Tre persona raportohet se janë transportuar në repartin e terapisë intensive dhe dy të tjerë janë dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Ministria serbe e Punëve të Brendshme tha se shpërthimi është “raportuar në një fabrikë” në unazën në Leshtanë, afër Bubanj Potok dhe se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zjarrfikësit dhe policia.

Pesë ekuipazhe të ambulancës u pikasën duke shkuar në vendngjarje, ndërsa policia ka ndaluar dhe ridrejtuar trafikun në zonë. Shërbimet e urgjencës thanë se janë ende në kërkim të të plagosurve. Sipas një gazetari të Blic, njerëzit bërtisnin për ndihmë nga një zonë pyjore aty pranë.

Banorët vendas pretenduan se toka ishte lëkundur për gati një minutë pas shpërthimit fillestar, ndërsa të tjerë thanë se mendonin se zona po sulmohej.

Tiranapost.al