Një shpërthim i fuqishëm është raportuar të ketë ndodhur në qendër të Madridit. Të paktën një person është zhdukur pasi u shemb një ndërtesë që i përkiste Kishës Katolike shkruan “Reuters”.
Një prej ndërtesave të shembura ishte kompleks fetar që ofronte trajnime për priftërinjtë dhe jepte ushqime për të pastrehët.
Shpërthimi ndodhi në rrugën Toledo dhe shkaqet mbeten ende të paqarta. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Primeiras imagens do centro de Madrid após explosão.
— AO VIVO (@audienciaaovivo) January 20, 2021
Não há informações sobre feridos. pic.twitter.com/W6YiA4RJDf
Përmes fotove dhe videove në mediat sociale shihen disa ndërtesa të dëmtuara rëndë.
Artikulli i marrë nga Reuters, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.