Lajme nga Bota

Shpërthimi masiv vret 16 persona në një fabrikë ruse

Shpërthimi masiv vret 16 persona në një fabrikë ruse

Një zjarr që shpërtheu në një fabrikë ruse të eksplozivëve në juglindje të Moskës ka vrarë gjashtëmbëdhjetë njerëz ndërsa një person është shpallur i zhdukur, njoftuan autoritetet lokale.

Zjarri shpërtheu në fshatin Lesnoy, rreth 300 kilometra nga Moska.

"Fati i një personi tjetër është ende i panjohur," tha qeveria lokale në faqen e saj të internetit, duke shtuar se zjarrëfikësit "po e kërkonin atë.

Sipas Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, zjarri mund të ketë filluar për shkak të shkeljeve të proceseve teknologjike dhe masave të sigurisë në fabrikë.

Tiranapost.al.Z.B