Lajme nga Bota

Shpresë në Itali: Dita e katërt me numër më të ulët viktimash dhe të infektuarish, ja përditësimi

Shpresë në Itali: Dita e katërt me numër më të

Është dita e katërt që numri i të infektuarve me koronavirus në Itali po përson rënie. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3491 të infektuar, dje ishin 3612.

Numri i viktimave gjithashtu ulet, por shifra është ende shqetësuese. Në 24 orët e fundit janë shënuar 683, dje shifra ishte 743.

Në total, Italia ka 74,386 të infektuar. 7,503 është numri i të vdekurve, 9,362 është numri i të shëruarve dhe 3,489 është numri i atyre në gjendje kritike.

Përditësimi ditën e sotme u bë nga Drejtori Operacional nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, Luigi D’Angelo. Burimi: La Repubblica.