Lajme nga Bota

Shpresë për shqiptarët e Anglisë? Boris Johnson po shqyrton mundësinë e amnistisë për emigrantët e jashtëligjshëm

Shpresë për shqiptarët e Anglisë? Boris Johnson po shqyrton

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në një deklaratë të ditës së djeshme nga zyra e tij ka thënë se po shqyrton mundësinë e dhënies së një amnistie për të gjithë emigrantët që kanë hyrë dhe punojnë ilegalisht në vend, me kusht që këta të fundit të mos kenë kryer akte të jashtëligjshme.

“Për njerëzit që kanë qenë këtu për shumë kohë dhe nuk kanë pasur përplasje me ligjin, do të shikojmë mundësinë që t’u japim një status ligjor dhe t’u hapim rrugën për qëndrim të përhershëm”- ka thënë Johnson.

Lajmërimi i tij është pak i papritur, në kushtet që ai ka qenë një nga figurat më potente të fushatës për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, dhe përgjatë kohës që ka qenë gazetar i “The Telegraph” ka shkruar jo pak artikuj kundër emigracionit dhe emigrantëve.

Ky do të ishte një lajm shumë i mirë për mijëra shqiptarët që jetojnë ilegalisht në Britani.

Tiranapost.al