Lajme nga Bota

Shqetësime se Navalny po shkon drejt vdekjes! SHBA paralajmëron: Do të keni pasoja të rënda nëse ai ndërron jetë

Shqetësime se Navalny po shkon drejt vdekjes! SHBA paralajmëron: Do

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar ditën e sotme Rusinë se në rast se lideri opozitar që ndodhet në burg prej tre muajsh, Alexei Navalny ndërron jetë, do të ketë “pasoja serioze” për Kremlinin.

Paralajmërimi është artikuluar nga Jake Sullivan, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden. “E kemi deklaruar se në rast se Alexei Navalny ndërron jetë përgjatë kohës që ndodhet i burgosur do të ketë pasoja shumë të rënda. Në jemi në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe me shumë shtete të tjera në botë për të pasur një përgjigje të koordinuar në rast se do të duhet t’i kundërpërgjigjemi ndonjë situate ku konstatohen shkelje të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar. Ja kemi bërë të qartë Moskës se çdo gjë që i ndodh Navalny është përgjegjësia e tyre dhe këtë përgjegjësi do e mbajnë përpara komunitetit ndërkombëtar”- ka thënë ai nga Washington-i.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka shprehur “shqetësimin e thellë” për gjendjen shëndetësore të rënduar të Alexei Navalny-t, duke bërë sërish thirrje për “lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte”.

Kujtojmë se për rastin Navalny, SHBA dhe BE kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj zyrtarëve të lartë rusë, që megjithatë nuk ka dekurajuar Kremlinin që të shtojë antagonizmin me perëndimin duke kërcënuar integritetin territorial të Ukrainës.

Përshtatur në shqip nga Tiranapost.al