Lajme nga Bota

Shqetësimi në Francë: Nga Janari mund të shpërthejë vala e tretë e Covid!

Shqetësimi në Francë: Nga Janari mund të

Franca është shteti europian që ndryshe nga Gjermania do të lirojë masat në prag të festave të fundvitit. Lirimi i masave do të përfshijë gjithë territorin, por shqetësimi është vala e tretë e virusit që mund të shpërthejë në muajin janar dhe për pasojë mund të ketë sërish një mbyllje kombëtare.

Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës në Francë tregon se vendimi për lirimin e masave u mor që qytetarët të takojnë familjarët e tyre për festa. Po ashtu në ditët e fundit ka pasur numër më të ulët të rasteve dheviktimave me Covid.

Anila Hyka:

Situata ka disa ditë që ka marrë një kthesë pozitive gjë që duket dhe nga shifrat. Numri i të infektuarve ka rënë e cila tregon që piku i shifrave po vjen në ulje. Shihet tek numri i atyre që shërohen e cila është më e madhe se e atyre që shtrohen në spitale. Dhe numri i viktimave është më i ulët. Në mesazhet edhe mjekët edhe specialistët edhe qeveria përpiqen të jenë të kujesshëm. Janë optimistë sepse duket nga lehtësimi i masave.

Janë liruar masat për bizneset. Nga data 15 është një heqje thuajse e plotë e vendit përveç disa prej tyre. Numrat do të vëzhgohen çdo ditë dhe masat janë dhënë me kujdesin që nëse shikohet një tendencë e një vale të tretë.

Mendohet që nga janari mund të ketë një valë të tretë, është liruar dhjetori për t'i dhënë një fyrmëmarrje bizneseve dhe qytetarëve që të festojnë festat e fundvitit.

Sot për sot jemi të gjithë të mbyllur përveç disa bizneseve kryesore jetike dhe disa shërbime publike që lidhen me sigurinë, shëndetësinë si dhe institucionet arsimore.

Ne që jemi në biznes, duhet të punojmë nga shtëpia një pjesë dhe mendohet që shtetrrethimi të lirohet pas datës 15. Nesër lirohet për disa bizneseve.

Do të rrisin pak orarin e lëvizjes. Me rastet e festave dhe lirimit të masave, njerëzit do të dalin më shpesh dhe do të shkojnë drejt familjeve dhe të afërmve të tyre.

Shteti u ka bërë apel qytetarëve që të eleminojnë takimet më shumë se 10 vetë, restoranteve dhe zonave  të biznesit u është kërkuar që hapësira e klientëve që vijnë të jetë më e madhe.

*Intervista në Report, Tiranapost.al.