Shtatë persona qëllohen për vdekje në Jeruzalem teksa luteshin

E Shtunë 28 Janar 2023, 08:45
TiranaPost
Shtatë persona janë qëlluar për vdekje në një sinagogë në Jeruzalemin Lindor. Të paktën tre persona të tjerë u plagosën.
Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov të qytetit rreth orës 20:15 me orën lokale (18:15 GMT).
Policia e përshkroi sulmuesin si një "terrorist" dhe tha se ai ishte "neutralizuar".
Mediat lokale e identifikuan atë si një palestinez nga Jeruzalemi Lindor.
Duke folur në vendngjarje, komisioneri i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë "një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit".
Adhuruesit izraelitë ishin mbledhur për lutje në fillim të Shabatit hebre në një sinagogë në vendbanimin hebre kur personi i armatosur hapi zjarr. Policia thotë se më pas oficerët e kanë qëlluar për vdekje.