Është e kuptueshme që doni të riktheheni në normalitet por nuk do ndodhë!

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar ditën e sotme se nuk do të ketë kthim në normalitetin e vjetër pasi pandemia e koronavirusit është ende prezente dhe virusi vijon agresiv, sidomos në SHBA dhe vende të tjera më të varfra. Gjysma e të gjitha rastëve ditore më të shumta të raportuara deri më tani janë nga SHBA, Brazili dhe India.
Në një konferencë për shtyp sot, shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: Është krejtësisht e kuptueshme që njerëzit duan të rifillojnë jetën në normalitet, por ne nuk do të kthehemi në normalen e vjetër!
Ndërsa doktoreshë Maria Van Kerkhove tha se koroanvirusi gjithsesi mund të vihet nën kontroll, por duhet vullnet i jashtëzakonshëm.
‘Kërkon udhëheqje të jashtëzakonshme dhe ndërgjegjësim të të gjithë nejrëzve’.
Komentet bëhen dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se pandemia e koronavirusit në SHBA mund të përkeqësohet më shumë para se të bëhet më mirë.
Ai u bëri thirrje amerikanëve të vendosin maska që të ndalojnë përhapjen e infeksionitt, edhe pse në raste të tjera ka thënë se maskat nuk duhet të jenë të detyrueshme.