“America is back”, reagimi entuziast i Ursula von der Leyen për administratën e re

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehet se Europa është e gatshme të rilidhet me SHBA-në, duke e quajtur atë “një partner të vjetër dhe të besuar”.
Përmes një postimi në Twitter Von der Leyen thotë se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e ri Joe Biden, i cili ka deklaruar se lëvizja e parë në planin ndërkombëtar do të jetë ribashkimi i SHBA në Marrëveshjen e Parisit.
“Shtetet e Bashkuara janë kthyer”, shruan presidentja e KE, teksa shton se përmes bashkëpunimit mes tyre mund t'i japin jetë të re aleancës mes dy kontineneve.
“Shtetet e Bashkuara janë kthyer. Dhe Evropa qëndron e gatshme.
Të rilidhemi me një partner të vjetër dhe të besuar, t'i japim jetë të re aleancës sonë të dashur.
Unë pres që të punojmë së bashku me Joe Biden”, shkruan presidentja e Komisionit Europian.