Lajme nga Bota

Shteti gjerman rikthen Lockdown-in: Kafenetë mbyllur, ja rregullat për ata që dalin nga shtëpia

Shteti gjerman rikthen Lockdown-in: Kafenetë mbyllur, ja rregullat për

Autoritetet gjermane të North Rhine-Westphalia po rikthejnë masat e bllokimit pas shpërthimit të koronavirusit në vatrën e re në fabrikën e paketimit të mishit. Në fabrikën me emrin Tonnies kanë rezultuar të infektuar më shumë se 1500 punonjës. Kryesisht në qytetin Gutersloh, masat e bllokimit do të zgjasin deri me 30 qershor. Ky është dhe rasti i parë i rikthimit të masave që kur Gjermania vendosi lehësimin e kufizimeve nga pandemia e koronavirusit.

Rregullat që duhen zbatuar:

Baret, muzetë, kinematë dhe palestrat do të rimbyllhen, restorantet do shërbejnë vetëm kur klienti porosity ushqim për ta marrë me vete. Rregulli i distancimit social mbetet në fuqi dhe njerëzit që dalin jashtë lejohen të takojnë vetëm një person nga jashtë familjes në ambiente publike.

Për punonjësit e fabrikës është vendosur karantinimi me detyrim. Policët do të dalin në terren për të kontrolluar zbatimin e masave.

Shteti gjerman rikthen Lockdown-in: Kafenetë mbyllur, ja rregullat për

Fabrika ka më shumë se 7000 punonjës dhe ekziston frika se mund të ketë të tjerë të infektuar.