Lajme nga Bota

Shteti i parë në botë ku produktet e menstruacioneve do jepen të gjitha falas

Shteti i parë në botë ku produktet e menstruacioneve do jepen

Ndërkohë që ka shtete me ankesa për rritje çmimesh të produkteve dhe papunësi, edhe për shkak të krizës së koronavirusit, Skocia bën një hap para për gratë dhe vajzat.

Politikanët kanë miratuar njëzëri një ligj të ri ku të gjitha produktet e menstruacioneve, si pecetat higjinieke dhe tamponet do të jepen falas për të gjithë. Skocia bëhet kështu vendi i parë në botë me një ligj të tillë.

Ideja dhe diskutimet janë pararitur më herët, ndërsa tashmë ka një detyrim ligjor për të gjitha autoritetet lokale që këto produkte të jepen falas dhe të jenë në dispozicion për këdo që ka nevojë për to.

Projektin dhe idenë e prezantoi politikania Monica Lennon, e cila prej vitit 2016 ka bërë fushatë për ti dhënë fund varfërisë dhe pamundësisë për të blerë këto produkte.

Nisur edhe nga periudha e pandemisë ajo tha: Menstruacionet nuk ndalojnë në pandemi dhe puna që çon në një ligj për të përmirësuar përdorimin e pecetave dhe tamponëve apo produkteve të tjera nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani.

Mënyra se si gratë dhe vajzat do të jenë në gjendje të kenë akses falas për këto produkte, pritet që të dalë një udhëzim nga 32 këshillat vendor të Skocisë.

*Përkthyer dhe përshtatur në Shqip nga Tiranapost.al. 

Shteti i parë në botë ku produktet e menstruacioneve do jepen