Lajme nga Bota

Shtohen sanksionet amerikane kundër Rusisë! Bankat e SHBA nuk mund të blenë më bonde me rubla

Shtohen sanksionet amerikane kundër Rusisë! Bankat e SHBA nuk mund

Në kuadër të shtimit të presionit ndërkombëtar përkundrejt Rusisë për çështjen e militarizimit në kufirin lindor të Ukrainës, por edhe për arrestimin e liderit opozitar, Alexei Navalny, SHBA ka shtuar sanksionet kundër ekonomisë ruse.

Presidenti amerikan Joe Biden me anë të një urdhri ekzekutiv ndaloi çdo institucion financiar amerikan për të blerë bonde sovrane ruse të vlerësuara në monedhën “rubël” në tregjet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë bankat dhe qeveria ruse do e kenë të vështirë të kenë lijkuiditet në tregjet ndërkombëtare, çka rëndon mbi borxhin publik dhe aftësinë investuese të qeverisë së Putin.

Kujtojmë se rubla është zhvlerësuar gati 50% që prej vitit 2014, kur Rusia u sanksionua fillimisht për aneksimin e Krimesë.

Gjithashtu, listës të zyrtarëve të lidhur me Kremlinin që janë të sanksionuar nga SHBA, i janë shtuar dhe 30 të tjerë, kryesisht zyrtarë rusë që kanë të bëjnë me arrestimin (që perëndimi e konsideron të jashtëligjshëm) e Alexei Navalny-t. Këta individë nuk do të kenë të drejtë hyrjeje në SHBA dhe çdo aset që mund të kenë në Amerikë do të ngrihet.

Tiranapost.al