Lajme nga Bota

Shtohet misteri i vrasjes së Gabby Petitos, gjendet një trup i pajetë dhe sendet e të fejuarit të saj në një park

Shtohet misteri i vrasjes së Gabby Petitos, gjendet një trup i

Një kufomë dhe disa sende personale të Brian Laundrie, i fejuari i zhdukur i vlogeres së vrarë Gabby Petito janë gjetur në një park në Florida.

Zbulimi u bë të mërkurën pasdite në Carlton në Florida, pranë shtëpisë së Laundrie, së bashku me një çantë kampingu.

Nëse mbetjet njerëzore identikohen se janë të Brian, kjo sjell fundin e kërkimit për 23-vjeçarin e dyshuar për vrasje.

Prindërit e Brian ishin të pranishëm në kërkim, por nuk kanë pranuar të flasin publikisht për rastin pavarësisht lutjeve të vazhdueshme nga familja e Gabby-t.

Shtohet misteri i vrasjes së Gabby Petitos, gjendet një trup i

Gabby dhe Brian filluan një udhëtim në fillim të kësaj vere me një plan për t'i dokumentuar të gjitha në film për kanalet e tyre të në mediat sociale.

Vetëm disa javë para se ajo të zhdukej, policia në Moab, Utah, u thirr në furgonin e çiftit pasi bashkëudhëtarët panë që Brian goditi Gabbyn.

26 gusht ishte hera e fundit që dikush pa ose dëgjoi nga Gabby.

Laundrie u kthye në shtëpinë e prindërve të tij më 1 shtator. Në fillim, ata u thanë policëve se e kishin parë Gabbyn për herë të fundit më 14 shtator, më pas deklaruan se e kishin parë në 13 shtator.

Shtohet misteri i vrasjes së Gabby Petitos, gjendet një trup i

Dhe që atëherë ai ishte në arrati.

Zyra e Ekzaminimit Mjekësor u thirr në parkun e Floridës, ku policia dhe FBI po kërkonin për Brian Laundrie, pasi zbuluan mbetje të pjesshme njerëzore në një zonë që më parë ishte nën ujë.

Avokati i familjes Laundrie, Steven Bertolino, konfirmoi lajmin për DailyMail dhe pretendon se oficerët tani po kryejnë një kërkim të plotë të parkut për 23-vjeçarin e zhdukur.

Tiranapost.al