Lajme nga Bota

Shtyhet pas zgjedhjeve dhënia e dënimit për Donald Trump

Shtyhet pas zgjedhjeve dhënia e dënimit për Donald Trump

Vendimi për dhënien e dënimit ndaj Donald Trump do të jepet pas zgjedhjeve.

Vendimi, i cili do të merrej në 18 shtator, do të shpallet në 26 nëntor për të mos ndikuar në zgjedhjet presidenciale.

Trump u shpall fajtor në maj nga një gjykatë në Nju Jork për 34 akuzat me të cilat përballej për falsifikimin e regjistrave të kompanisë.

Trump rrezikon të dënohet deri me katër vjet burg. Megjithatë gjykatësi Merchan e ka pushtetin për ta dënuar edhe me gjobë, dënim me kusht, apo dënim të shkurtër me burgim.

Vetë Trump e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë dhe e ka cilësuar gjykimin ndaj tij si të turpshëm.