Shuhet ish-presidenti italian Giorgo Napoletano

Është ndarë nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano. Ai vdiq sot në Romë në moshën 97- vjeçare. Ish-kreu i shtetit prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore.
Napolitano u zgjodh President i Republikës më 15 maj 2006 dhe më pas për herë të dytë më 22 prill 2013, në këtë rast duke qëndruar në detyrë për më pak se dy vjet.
I lindur në Napoli në vitin 1925, ai ishte Presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës së Italisë. Në vitin 1992 ai pasoi Oscar Luigi Scalfato si President i Dhomës dhe në 1996 ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë Prodi I.
Ai ishte gjithashtu presidenti i parë i Republikës që ka shërbyer në radhët e Partisë Komuniste Italiane. Gjatë periudhës së tij si President i Republikës, ai u dha mandate qeveritare pesë presidentëve dhe emëroi pesë senatorë të përjetshëm.