Lajme nga Bota

Shumë zhurmë për asgjë? Moska tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën pas stërvitjes ushtarake

Shumë zhurmë për asgjë? Moska tërheq trupat nga kufiri

Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake të Forcave të Armatosura ruse në kufirin e Ukrainës Lindore, Ministria e Mbrojtjes ka lajmëruar tërheqjen e tyre nga zona dhe e ka cilësuar një sukses që “ka shtuar performancën dhe ka kontribuar në eksperiencën në terren të trupave”.

A ka qenë i nxituar qëndrimi i Ukrainës dhe i perëndimit kur akuzuan Moskën se po mblidhte trupa për të aneksuar rajonet e Donbaskut dhe Luhanskut, apo Rusia e ka pasur këtë qëllim, por është tërhequr për shkak të presionit ndërkombëtar, mbetet një mister, por skenaret për një Luftë të Tretë Botërore duket se për momentin kanë humbur kredibilitetin.

Fakti që Rusia mblodhi 100.000 trupa kaq afër territorit të Ukrainës, ngriti dyshime se po ashtu si në vitin 2014, Kremlini po bëhej gati për agresion dhe kanë qenë autoritetet ukrainase që kanë kërkuar anëtarësim të menjëhershëm në NATO për të shmangur një skenar të tillë. Tensionimi i situatës në këtë rajon ka qenë një nga shkaqet primare (së bashku me rastin Navalny) se përse SHBA shtoi sanksionet ndaj Rusisë dhe thirri ambasadorin e vet në Moskë Jake Sullivan për konsultime.

Tiranapost.al