Lajme nga Bota

Si e pëlqeu llogaria e Papës foton e modeles braziliane? Vatikani i kërkon llogari Instagramit

Si e pëlqeu llogaria e Papës foton e modeles braziliane? Vatikani i

Në foton e një modeleje braziliane figuron një “Like” ose pëlqim i bërë nga llogaria e Instagramit të Papa Franceskut. As Papa dhe askush nga stafi nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kështu deklarojnë përfaqësues të Vatikanit.

“Papa nuk është si Donald Trump-i. Nuk rri ulur e përdor telefonin dhe kompjuterin për të postuar çdo ditë. Ai, për shembull, miraton postimet, por jo pëlqimet. Me çdo gjë tjetër merret departamenti i komunikimit. Tani na ndodh kjo gjë. Kush e di”, tha Robert Mickens, redaktori i gazetës së përditshme katolike La Croix.

Vatikani ka nisur një hetim dhe ka kërkuar llogari ndaj Instagramit për të zbuluar nga ka ardhur ky pëlqim.

*Burimi The Guardian