Lajme nga Bota

Si ekipi i Biden po bën çdo manovër për të marrë mbështetjen e Taylor Swift në zgjedhjet presidenciale. Çfarë ka thënë Taylor

Si ekipi i Biden po bën çdo manovër për të marrë

Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij duket se po bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar mbështetjen e Taylor Swift për zgjedhjet presidenciale.

New York Times bëri një analizë të thellë të fushatës së Biden për vitin 2024 dhe, në veçanti... u përqëndrua në mënyrën se si bashkëpunëtorët e tij po diskutojnë për Swift dhe duke gjetur mënyra për ta bindur që të mbështesë Biden zyrtarisht.

Nuk ka nevojë për shpjegime të mëdha për të kuptuar pse Joe dhe ekipi i tij dëshirojnë që Taylor të shprehë publikisht mbështetjen për ta - ajo ka qindra miliona fansa ... dhe është mbase më e njohur sot sesa ka qenë ndonjëherë më parë. Çfarë është e çuditshme është se mënyra se si ata po përpiqen ndoshta tregon se Taylor ka refuzuar.

Taylor ka mbështetur tashmë Biden në të kaluarën - gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Mbetet për t'u parë nëse Taylor do të mbështesë sërish Biden, apo nëse do të heshtë në këto zgjedhje.