Lajme nga Bota

Si të mbrohesh nga mutacionet e reja të virusit? Nga maskat me tre shtresa tek qëndrimi më pak në dyqane

 

Si të mbrohesh nga mutacionet e reja të virusit? Nga maskat me tre
Vincent van Gogh

 

Shfaqja e varianteve të reja të koronavirusit, i cili ka pësuar mutacione ka shqetësuar jo pak shkencëtarët. Dhe për të shmangur infektimin prej tyre duket se duhet të dyfishojmë masat paraprake me të cilat u mësuam tashmë prej më shumë së 10 muajsh pandemi.

Ndryshimi fillon tek maska. Tani debati nuk është më se cila maskë duhet por tek sasia e shtresave. Ekspertët thonë se tani duhet një maskë me tre shtresa, dy shtresa pëlhure dhe me një shtresë filteri në mes. Nëse nuk do të blesh një maskë të re, mund të vendosësh një maskë shtesë teksa afrohesh me një person më të cilin nuk jeton në një shtëpi.

Mutacioni i virusit i zbuluar në Britani është rreth dy herë më ngjitës sësa virusi i indentifikuar për hërë të parë në Kinë rreth një vit më parë. Tani studiuesit kanë filluar të dyshojnë se mund të jetë edhe më vdekjeprurës. FDA-ja amerikane ka parashikuar që ky variant i virusit të kthehet burimi dominues i infeksionit në SHBA deri në muajin mars.

Vaksina shihet si arma e fundit për të ulur rrezikun nga virusi, por studimet paraprake nga laboratorët tregojnë se mutaconet e virusit nga Afrika e Jugut dhe Brazili mund të kenë një farë rezistence ndaj imunitetit që njerëzit zhvillojnë pasi shërohen nga infeksioni ose pasi bëjnë vaksinën nga Moderna ose Pfizer-BioNTech.

Sot Moderna njoftoi se vaksina e saj është efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Britani dhe Brazil. Por duket se është më pak mbrojtëse ndaj variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut, ndaj kompania po zhvillon një formë të re të vaksinës që mund të përdoret si një 'goditje' përforcuese.

Masat për t'u mbrojtur më shumë? Lexoji si më poshtë:

1- Rri më pak në dyqane apo supermarkete. 

2-Vendos maskë me tre shtresa, ose një maskë tjetër sipër asaj që mban çdo ditë

3-Mos kalo kohë jashtë me persona që nuk jetojnë në një shtëpi me ty

4-Shmang grumbullimet, darkat jashtë dhe vazhdo ruaj distancën nga të tjerët

5-Laj duart shpesh dhe shmang prekjen e fytyrës.

*New York Times/ Tiranapost.al. 

Sqarim: Fotoja Cover nga Rebordação