Si u festuan Pashkët në vende të ndryshme të botës?

Pashkët u festuan ndryshe në çdo vend të botës. Disa nga fotot e mëposhtme rrëfejnë detajet e festimeve.
Një figurë që përfaqëson Juda Iscariotin shpërtheu në flakë gjatë Javës së Shenjtë, në lagjen Catia të Caracas, në Venezuelë, të Dielën e 4 prillit.
Papa Françesku në Bazilikën e St. Peter në Vatikan. Meshë Pashkësh në kohë pandemie.
Kalorësit e Pashkëve që japin mesazhin e Ditës së Shenjtë, sipas traditës së vjetër gjermane.
Famulltarët e shpresës, pjesë e një komuniteti të SHBA të mbledhur për t`u lutur në një plazh.
Priftërinjtë rrethojnë Edicule gjatë meshës të së dielës së Pashkëve të udhëhequr nga Patriarku latin në Kishën e Varrit të Shenjtë, ku shumë të krishterë besojnë se Jezusi u kryqëzua, u varros dhe u ngrit nga vdekja, në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit.
Vullnetarët e Rhodelle Ireland me vesh lepurushi dhe maskë gjatë raundit final të garës së Golfit në Rancho Mirage, SHBA.