Lajme nga Bota

Simptoma e re e koronavirusit prek flokët? Historia e 30 vjeçares britanike

Simptoma e re e koronavirusit prek flokët? Historia e 30 vjeçares

Një e shëruar nga koronavirusi e cila prej javësh luftoi në spital, thotë se ka pësuar një rënie të madhe të flokëve dhe sipas saj mund të jetë nje tjetër efekt anësor që ndoshta shkencëtarët ende nuk e dinë. Mediat britanike kanë publikuar historinë e 30 vjeçares Grace Dudley nga Essex dhe po hedhin dyshime pasi pacientë të tjerë të shëruar nga virusi kanë humbur flokë.

Simptoma e re e koronavirusit prek flokët? Historia e 30 vjeçares

Teksa ishte e shtruar në spital ajo vuri re që flokët po i binin dhe pasi u shërua rënia ishte edhe më e madhe sa vendosi ti priste të shkurtra. Ajo punon si make-up artist e cila humbi nga koronavirusi babanë e saj dy ditë pasi doli nga spitali.

Simptoma e re e koronavirusit prek flokët? Historia e 30 vjeçares

Pas historisë së saj, në rrjetet sociale po postohen foto me pacientë të cilët tregojnë se gjithashtu kanë pësuar rënie të flokëve.

‘Shumë njerëzve po u bien flokët dhe nuk e kuptojnë pse po u ndodh. Unë mendoj se është simptomë e koronavirusit’. Megjithatë pretendimi i saj ende nuk është konfirmuar nga shkencëtarët dhe ekspertët pasi mund të ketë lidhje stresi dhe goditja nga sëmundja.

Simptoma e re e koronavirusit prek flokët? Historia e 30 vjeçares

Duke marrë shkas nga përvoja e saj, Grace bën thirrje për kujdes maksimal: Maskë, distancë dhe higjienë!