Lajme nga Bota

Situata me koronavirusin në Itali/ Më pak viktima se dje, por numri mbetet i lartë

Situata me koronavirusin në Itali/ Më pak viktima se dje, por numri

Pavarësisht se numri i të vdekurve me koronavirus mbetet i lartë, Italia po përjeton ritëm më të ulët në dy ditët e fundit. 

Në përditësimin e bërë publik nga Angelo Borrelli bëhet me dije se:

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 3780, dje ishin 3,957. Numri i të infektuarve në total është 63,928.

Viktima në 24 orët e fundit janë: 602, dje ishin 651. Në total numri i të vdekurve në Itali është 6,078.

Të shëruar sot janë 408. Në total janë shëruar 7,432 të infektuar. 

3,204 janë në gjendje kritike. 

Lombardia mbetet rajoni më i goditur. 

Situata me koronavirusin në Itali/ Më pak viktima se dje, por numri