Lajme nga Bota

S'ka alternativë tjetër përveç pasaportës së vaksinës! Bota nuk mbijeton pa fluturime

Shefi i aeroportit më të ngarkuar në botë për pasagjerë ndërkombëtarë thotë se pasaportat  e vaksinimit anti Covid janë mënyra e vetme për të rifilluar udhëtimet masive.  Në intervistë për BBC, Paul Griffiths, shefi ekzekutiv i Aerporteve të Dubait thotë: “Unë nuk mendoj se ka një alternativë tjetër".

S'ka alternativë tjetër përveç pasaportës

Megjithatë qëkur u shfaq ideja e pasaportave të vaksinimit, kritikët thonë se zbatimi i këtij plani do të ishte diskriminues për ata që nuk mund apo nuk duan të vaksinohen.

S'ka alternativë tjetër përveç pasaportës

Vetë Griffith e mbështet idenë e pasaportave: "Unë mendoj se problemi nuk është pasaporta e vaksinës dhe diskriminimi i saj. Është nevoja për të rihapur gjërat dhe për të pasur një program të duhur të vaksinave të barabartë globalisht".

S'ka alternativë tjetër përveç pasaportës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit janë midis atyre që kundërshtojnë pasaportat e vaksinave mes frikës se ato do të krijojnë një"shoqëri me dy nivele.

S'ka alternativë tjetër përveç pasaportës

Muajin e kaluar, Doktor Mike Ryan nga OBSH përsëriti shqetësimet në lidhje me çështjet etike dhe të drejtat për pasaportat e vaksinave.

"Ato duhet të merren në konsideratë, veçanërisht në një botë ku vaksina shpërndahet në një mënyrë kaq të pabarabartë".

Industria e aviacionit po kërkon mënyra për të rikthyer industrinë e turizmit me shpejtësi pas dëmit të shkaktuar nga kufizimet e qeverive dhe konfuzionit të qytetarëve për udhëtimet.

Pavarësisht situatës, 2020-ta ishte viti i shtatë i Dubait me aeroportin më të ngarkuar në botë për pasagjerë ndërkombëtarë, duke kaluar London Heathrow në 2014-ën.

Një rekord me 86.3 milion njerëz kaluan në atë aeroport në vitin 2019, por me goditjen e pandemisë fluturimet ranë me 70%, ose në 25.8 milion vitin e kaluar.

Griffiths dëshiron që ky numër të rritet përsëri: "Ne duhet të futemi në më shumë në menaxhimin e rrezikut sesa në shmangien e rrezikut. Unë thjesht nuk mendoj se bota mund të mbijetojë pa lëvizje nëse shtyhet më gjatë, sigurisht flas nga ana sociale dhe ekonomike, por njëkohësisht edhe kuptohet se pse vendet në gjithë botën janë shumë konservatore. Gjëja e fundit që çdo politikan dëshiron është rritje e infeksioni në terrenin e tyre dhe kritika të ashpra nga qytetarët”.

Për të kaluar krizën, aeroporti ka ulur kostot duke mbyllur terminalet dhe konkurset e tëra, që do të thotë se është shmangur një ndihmë nga qeveria e Dubait.

*Tiranapost.al.